Gjermani fitore me vuajtje kundër Kilit (VIDEO)
Gjermanët janë mjaftuar me një gol në ndeshjen miqësore përballë Kilit që u zhvillua në Mercedes Benz Arena në Stuttgart.

Heroi i takimit ishte Mario Gotze, i cili shënoi golin e fitores në pjesën e parë (16’) falë angazhimit të Mesut Ozil.

Miqtë rrezikuan shumë, por nuk arritën deri tek goli.

Zvicra ka barazuar me rezultat 2-2 përballë Kroacisë, ndërsa në të dyja anët shënuan kroatët.

Në fakt, futbollisti me origjinë kroate, Josip Drmic, që përfaqëson Zvicrën, shënoi dy golat e përfaqësueses së tij (34’ dhe 41’).

Kurse për Kroacinë realizoi dy herë Ivica Olic (39’ dhe 55’).

Me rezultat të barabartë (2-2), ka përfunduar edhe takimi në mes të Belgjikës dhe Bregut të Fildishtë.
Shtuar më 05/03/2014, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori