Gjermani-Suedi, Ibra: Ndeshja e jetës (VIDEO)
Zlatan Ibrahimoviç ka vulosur ndeshje të paharrueshme në historinë e futbollit por, sipas tij, ajo e djeshmja ndaj Gjermanisë, e përfunduar në barazim 4-4 në një kohë kur gjermanët kryesonin 4-0, është më e bukura e jetës së tij.

"Në karrierë kam përjetuar shumë shpesh emocione të forta, por sot (dje) kam qenë prezent në ndeshjen më të bukur të jetës sime. Bëhej fjalë për ekipin tim kombëtar dhe për një rikuperim prej katër golash për gjysmë ore. Ishte mbresëlënës", deklaroi bomberi suedez i PSG-së.

"Në pjesën e parë u treguam frikacakë. U dorëzuam para kundërshtarit. Edhe trajneri ynë mendoi se ndeshja kishte marrë fund. Por, u kërkova lojtarëve që të guxojnë, të mos dorëzohen. Sapo shënova golin e parë, të gjithë morën zemër dhe më pas u realizua ajo që patë të gjithë", përfundoi kapiteni i Suedisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori