Gjermania bën për ujë të ftohtë Serbinë (VIDEO)
Gjermania mund të konsiderohet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europianit të 21-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe San Marino.

Pas suksesit 3-1 ndaj Danimarkës, kombëtarja e pancerave regjistroi një sukses akoma më të thellë këtë herë me shifrat tenistike 6-1 ndaj Serbisë që u eliminua para kohe nga kompeticioni.

Falë goleavarazhit të shkëlqyer që ka, me +7 gola diferencë edhe në rast humbjeje ndaj Austrisë, Gjermania mund të avancojë më tej si e dyta e mirë e të treja grupeve.

Në stadiumin Nereo Rocco të Triestes pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 të gjermanëve falë tre golave të shpejtë nga e 16-ta në minutën e 37-të nga Ritchier dhe Waldschmidt me sulmuesin e Freiburg që realizoi dy herë.

Në pjesën e dytë Gjermania gjeti edhe 3 gola të tjerë me Dahoud, Waldschmidt që kompletoi tripletën dhe mori topin në shtëpi ndërkohë që në fund Maier me një gol spektakolar vulosi shifrat në 6-1.

Golin e nderit për Serbinë e realizoi Zivkovic me penallti në të 85-ën, kur rezultati ishte 5-0.
Shtuar më 20/06/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori