Gjermania dhe Italia, skuadrat që vrapojnë më shumë
Përgatitja fizike ka qenë çelësi i suksesit të skuadrave fituese në raundin e parë të ndeshjeve në Grup në "Brazil 2014". Nëse analizon të dhënat e publikuara në FIFA sa u përket kilometrave që kanë përshkuar skuadrat në fushën e blertë. Dhe jo rastësisht Gjermania dhe Italia, përfaqësueset europiane që dominuan në sfidat respektive ndaj Portugalisë dhe Anglisë, janë në krye të listës. Pas tyre vijnë Holanda, Kosta Rika dhe Franca, që gjithashtu e kanë nisur me fitore Botërorin.

Formacioni i Joachim Low që shkatërroi 4-0 luzitanët të kryesuar nga Cristiano Ronaldo, kanë vrapuar 111.651 km, ndërsa të besuarit e Cesare Prandellit për të dominuar ndaj përfaqësueses së Tre Luanëve përshkuan 110.458 km. Të skuadra italiane vetëm Claudio Marchisio ka mundur të kalojë kufirin e 11 kilometrave, ndërsa te Gjermania janë 4 futbollistë, Kroos, Goetze Khedira dhe Lahm që kanë vrapuar më shumë se kjo kuotë.

Sigurisht që futbolli nuk është një maratonë, pasi teknika dhe taktike mbeten thelbësore në ruajtjen e ekuilibrave, por në një Botëror me mot ekstrem dhe sidomos në futbollin e sotëm, pa kondicionin e duhur fizik, nuk shkon asgjëkundi.

Tiki-Taka e Barcelonës së famshme të Pep Guardiolës nuk do të ishte asgjë pas presionit që futbollistët katalanas ushtronin kur humbisnin topin, sepse pa një përgatitje të mirë fizike, ky stil loje nuk do të funksiononte. Loja e bukur e Italisë së Prandellit plus rezistencë janë të dhëna që sugjerojnë se të kaltërit mund të shkojnë larg në këtë Botëror.

Aq me tepër që në Arena Amazonia është luajtur në 30 gradë dhe 80% lagështi. Edhe gjermanët luajtën thuasje në të njëjtat kushte në Arena Fonte Nova.

Si Gjermania ashtu edhe Italia u kanë kushtuar shumë vëmendje detajeve, duke u bazuar te teknologjia. Si për shembull përdorimi i dorashkave freskuese pas ndeshjeve për të ulur temperaturën e trupit. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori