Gjermania do të zhvillojë “Euro 2024”, shikoni sa votuan anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Ditën e sotme është bërë zyrtare nga UEFA se ku do të zhvillohet kampionati europian i vitit 2024.

Për të siguruar organizimin e Europianit në garë ishin dy emra të mëdhenj si Gjermani dhe Turqia. Por në fund kanë qenë gjermanët ata që kanë bindur Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjermania me një infrastrukturë të shkëlqyer të stadiumeve ka bërë që të marrë 12 vota nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Turqia 4 vota ndërsa Abstenim ishte vetëm 1 votë.
Shtuar më 27/09/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori