Gjermania fitore para Kupës së Botës, shkëlqen Neuer (VIDEO)
Gjermania ka fituar me vështirësi në miqësoren përballë Arabisë Sauditë e cila vlen për këtë fazë përgatitore disa ditë para startit në Kupën e Botës.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për gjermanët që shënuan dy gola ndërsa Manuel Neuer tregoi edhe një herë se ndodhet në formë shumë të mirë fizike.

Ishte Timo Werner që shënoi golin e parë në minutën e 8’të, ndërsa në minutën e 43’të autogol shënoi Omar Haësaëi.

Në pjesën e dytë arabët zhvilluan një lojë shumë të mirë por vonuan pasi shënuan vetën në minutën e 84’ me anë të Taisir Al-Jassim.

Gjermania në Botëror ndodhet në Grupin F, me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

<script src="https://vidnews.net/assets/js/vid.js">{"videoid":"1528486677163","type":1,"ratio":0.75}script>
Shtuar më 08/06/2018, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori