E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Gjermania hap thesin: 4 milionë euro premio
Fitorja ndaj Ishujve Faroe nuk do ketë rëndësi vetëm për rezultate sportive për lojtarët e kombëtares gjermane, por edhe për shtim financash. Në 10 ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Brazil 2014", çdo lojtar do përfitojë deri në 200 mijë euro për kokë në rast kualifikimi, i cili nuk vihet aspak në diskutim.

Nëse "Pancerat" fitojnë në Torshanë ndaj Faroeve dhe Suedia ndalet në Kazakistan, atëherë Lahm & Co kualifikohen direkt në Botëror dhe si rrjedhojë federata bën gati premiot për lojtarët e kombëtares.

Federata gjermane ka bërë vlerësimin se çdo lojtar i grumbulluar nga trajneri Lëv do përfitojë 20 mijë euro për ndeshje. Nga përllogaritjet e bëra, afro 10 lojtarë do marrin 200 mijë euro premio.

Në këtë listë bëjnë pjesë: Ozil, Neuer, Muller, Lahm, Mertesacker, Khedira, Schmelzer, Boateng, Schurrle dhe Robert Zieler, i cili edhe pse s’ka luajtur asnjë minutë shpërblehet nga stoli.

Të 32 lojtarët e grumbulluar nga Lëv kanë fituar minimumi 20 mijë euro, ndërsa premioja totale shkon në 4 milionë. /albeu.com/



Shtuar më 10/09/2013, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori