Gjermania, Loew: E di si fitohet Euro 2012
Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Loew, mendon se një nga mënyrat për të fituar kampionatin evropian është të hedhë në fushë një skemë preçize dhe të ndjekë një filozofi loje të sofistikuar.

“Jam i vetëdijshëm për skemat dhe prezantimin tonë në Euro 2012. E vetmja mënyrë për të dalë fitues është të reagosh në kohën e duhur ndaj skemës së kundërshtarit. Kyçi i një paraqitjeje të suksesshme është agresiviteti në fushë dhe një paraqitje e denjë futbollistike. Këtu e kam fjalën për skemën, shpejtësinë dhe shpirtin luftarak, si dhe kontingjentin e lojtarëve me kualitet të baraspeshuar. Kundrejt një stili loje ekzistojnë zgjidhje pa fund dhe rivalë si Spanja do kenë kundërpërgjigjen tonë”, – tha trajneri i Kombëtares gjermane. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori