Dy fitore në dy ndeshje në eliminatoret e Brazil 2014 për Gjermaninë, me Ishujt Faroe dhe me Austrinë por të arritura pa shumë shkëlqim, pasojë e një grupi që duket se i mungon karakteri, aq sa nuk mungojnë polemikat brenda dhomave të zhveshjes, ku më e fundit është ajo që ka lindur mes Bastian
Schweinsteiger dhe Mesut
Ozil.
Mesfushori i Bayern Munchen së fundmi e ka
akuzuar atë të Realit dhe disa lojtarë të tjerë se gjatë Evropianit nuk kanë gëzuar gjithmonë kur
Gjermania shënonte ndaj kundërshtarëve të saj. një akuzë që nuk është pritur mirë nga
turko-gjermani i cili ka theksuar se nuk e kupton kritikën e
Schweinsteiger.
"Gjatë Europianit kam dhënë gjithçka ashtu si dhe shokët e tjerë të skuadrës. Ne kemi luajtur si një grup i bashkuar dhe kurrë nuk kemi bërë polemika madje as kur jemi zëvendësuar. Unë besoj se
Gjermania ka shpirt skuadra dhe kritikat e
Schweinsteiger të them të drejtën nuk i kuptoj, ashtu si nuk kuptoj dhe deklaratën e Uli Hoeness se lojtarët e kombëtares janë të përkëdhelur. Kur luan për një përfaqësuse si
Gjermania nuk shkon në stërvitje për të bërë gallatë", u shpreh
Ozil.
Ozil gjithashtu kohët e fundit është
akuzuar se në ndeshjen e dytë eliminatore ndaj Austrisë po përtypte camcakëz në momentin e këndimit të himnit.
"Unë isha i përqëndruar te ndeshja dhe bëra një veprim të pandërgjegjshëm. Harrova të flak camcakëzin vetëm sepse po mendoja se cfare duhet të bënim në fushë", vijoi
turko-gjermani.
Sfida e radhës për Gjermaninë në këto eliminatore do të jetë në Dublin ndaj Irlandës. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012,
ora 15:50