Gjermania refuzon 500 milionë euro nga "Nike"
Albeu.com
Kombëtarja do të vazhdojë të mbajë "Adidas". Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme nga kompania e produkteve sportive "Nike", vetëm për të respektuar traditën e vjetër të veshmbathjes së Kombëtares me "Adidas".Drejtuesit e Federatës Gjermane bënë të ditur se kjo ofertë ishte 500 milionë euro, por nuk ishte marrë në konsideratë. Ata kishin vendosur që të vazhdonin bashkëpunimin me "Adidas", e cila vesh ekipin Kombëtar që prej vitit 1954, pas fitores së titullit të parë Kampion Bote. DFB deklaroi dje se kishte nënshkruar një kontratë të re me "Adidas" dhe se do të jepte të gjitha detajet vetëm në javën e ardhshme. "Nike" kishte propozuar një kontratë prej 500 milionë eurosh për të veshur në tetë vitet e ardhshme përfaqësuesen gjermane, një ofertë e cila mendohet se është gjashtë herë më e madhe se oferta e vjetër e "Adidas". "Futbolli gjerman ka humbur një shans të madh", u shpreh një përfaqësues i "Nike".
Shtuar më 28/08/2007, ora 16:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori