Gjermania, tërhiqet edhe Per Mertesacker
Pëlqej
Kupa e Botës me Gjermaninë ishte kapaku i artë për Per Mertesacker. Mbrojtësi i Arsenalit deklaroi për Suddeutsche Zeitung se finalja e Kupës së Botës, në të cilën panzerat mposhtën Argjentinën 1-0 ishte ndeshja e fundit që ai luante për vendin e tij.

Në këtë mënyrë Per Mertesacker bëhet i treti futbollist i skuadrës që fitoi botërorin që tërhiqet nga impenjimi i tij me kombëtaren këtë verë, pasi më parë dicka të tillë e bënë dhe kapiteni Philipp Lahm dhe sulmuesi Miroslav Klose.

29-vjeçari theksoi se ai ka edhe shumë vite karrierë përpara dhe tani ai dëshiron të fokusohet te suksesi me "Topçinjtë", dhe mbi të gjitha në kompeticionin madhor për klubet.


"Dua të fitoj tituj me Arsenalin dhe gjithashtu të përqëndreojem në Champions League", tha Mertesacker duke shtuar se nuk do të jetë problem për trajnerin e Gjermanisë Joachim Low që të gjejë një zëvendësues për të në zemër të mbrojtjes.

Sipas Mertesacker Gjermania ka shumë lojtarë të rinj të talentuar dhe nuk ka pse të ketë frikë, pasi tani ka një skuadër më të fortë se kurrë. Mertesacker që ka debutuar në 2004 me fanellën e panzerave, gjatë 10 viteve ka luajtur në 103 ndeshje me Gjermaninë duke shënuar 4 gola, në finalen e Botërorit ai u fut si zëvendësues në minutën e fundit, të 120-ën duke rregjistruar prezencën e tij të 6 në Kupën e Botës Brazil 2014. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori