Ylli i Barcelonës, Lionel
Messi mund të mungojë në 12 ndeshjet e radhës pas kartonit të kuq që mori në Superkupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.
Argjentinasi në minutën e fundit goditi Asier Villalibre dhe pas rishikimit të VAR-it u ndëshkua direkt me të kuq.
Sipas Marca,
Messi mund të rrezikojë të mungojë në 12 ndeshje
nëse Federata e Spanjës e sheh këtë incident si agresiv.
Por,
nëse incidenti shihet si jo-agresivë, atëherë do
dënohet mes një deri në tre ndeshje.
Nëse dënohet me 12 ndeshje, ai do te humbasë disa super përballje këtë edicion, ndërsa trajneri Ronald Koeman është duke ‘luftuar’ për titull, por është shtatë pikë prapa Atleticos, skuadër që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 09:36