Gjesti epik i Gareth Bale, ironizion trajnerin dhe fle gjumë gjatë ndeshjes (FOTO LAJM)

Gareth Bale ka zemëruar tifozët e Real Madridit dhe shtypin spanjoll me sjelljen e tij jo të hijshme gjatë ndeshjes me Alaves.

I lënë në stol nga trajneri, Bale ka injoruar totalisht skuadrën e tij, pasi në një moment është parë të vendosë maskën në sy, duke bërë sikur po fle gjumë.

Në një moment tjetër teksa Zidane bëri zëvendësimin e radhës, Bale u kundërpërgjigj me një buzëqeshje ironike ndaj francezit që nuk e futi në lojë.

Uellsiani u la në stol për ndeshjen e katërt me radhë, ndërsa Los Blancos janë vetëm dy fitore larg titullit të 34-të të La Ligës, pas fitores 2-0 ndaj Deportivo Alavesit mbrëmjen e së premtes.

Bale në këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje, duke shënuar dy gola, statistika dramatike për një lojtar si Bale.

Gazeta spanjolle Marca i etiketoi veprimet e Uellsianit si 'të turpshme'. Marca botoi një shkrim me titull: 'Imazhi i Bale "a la Faubert": Fotografia e tij më e dobët si lojtar i Real Madrid?"

Duket se gjërat për uellsianin janë përkeqësuar edhe më shumë dhe largimi i tij nga Real Madridi është i pashmangshëm.

Shtuar më 11/07/2020, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori