Gjesti i shëmtuar i dyshes Bakayoko-Kessie ndaj Acerbit, merret vendimi
Asnjë provë televizive për Kessie dhe Bakayoko, që në fund kanë ngritur fanellën e Acerbit gjatë festimeve poshtë tribunës.

Gjykatësi sportiv ka rikthyr mbrapsht filmatot dhe ia ka deleguar Prokurorisë së Federatës. Sakaq, ka gjobitur me 10 mijë euro Milanin pasi një tifoz ka pështyrë Simone Inzaghin.

Në fund të ndeshjes, për sherrin e ndodhur, gjobë me 10 mijë euro për Bertolaccin, Kessie, Musacchion dhe për Luiz Felipen dhe Patric. 10 mijë euro edhe për Lucas Leiva ndaj një funksionari të Milanit (personit me aftësi të kufizuar), por edhe për Simone Inzaghin.

Sakaq, përjashtim deri më 30 prill 2019 për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, për deklaratat post-ndeshje.
Shtuar më 16/04/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori