Gjesti i turpshëm i Eros Grezdës, Rangers bën gati dënimin
E ardhmja e Eros Grezdës te Rangers është më e paqartë se kurrë. G

Futbollisti shqiptar ka pështyrë mbrojtësin kundërshtar Andrew Burns, në ndeshjen e të rinjëve që u zhvilluar mes Rangersit dhe Ballymena.

Tashmë gjigantët skocez kanë ngritur një hetim për sulmuesin e Kombëtares dhe do të japin një dënim shembullor.

Ajo që e vërteton gjithçka ka ndodhur është një detaj i fundit që u zbuluar në Skoci.

Kapiteni i të rinjëve te Rangersi, Greg Docherty ka shkuar menjëherë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes te kundërshtarët, për të kërkuar falje mbi veprimin e pamenduar të futbollistit shqiptar.
Shtuar më 20/09/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori