Gjetan Keta ngjitet sot në ring
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjetan Keta do të jetë përsëri në ring sot në mbrëmje në Gjermani. Kundërshtari për boksierin shqiptar do të jetë rusi Alikliç Kanbolatov. Gjetani do të mbrojë titullin WBC për Euroazinë në peshat e mesme.

32-vjeçari nga Bulqiza do të përballet me rivalin në një sfidë me 10 raunde. Gjetan Keta në karrierën e tij si boksier ka 18 sfida nga të cilat ka fituar 15 dhe ka humbur 3, ndërsa kundërshtari i tij Alikliç Kanbolatov në 12 përballje ka fituar 10 dhe ka humbur 2.

Ndeshjen mund ta ndiqni në faqen "ketas-fight-gala.com". /Albeu.com/
Shtuar më 18/07/2015, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori