Gjetan Keta mposht rusin dhe mbron titullin Euro-aziatik
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjetan Keta është rishpallur kampion Euro-aziatik në boks pasi ka mposhtur në finale rusin Marat Kazev.

Ndeshja u zhvillua në Bulqizë dhe nuk zgjati më shumë se tre pasi keta e mposhti me “knock out”.

Keta i ka dhenë disa goditje të forta rusit, Kazev tek pjesa anesore e trupit, duke e hedhur në tokë për të mos u ngritur më. Kjo fitore bën që Gjetani të jetë sërish kampion i titullit euro-aziatik, kategoria WBC.

E veçanta në këtë takim ka qenë se publiku shqiptar respektoi himnin rus në momentin e këndimit, por edhe boksieri Keta përqafoi kundërshtarin në fund të takimit duke krijuar një moment shumë pozitiv.


Të ardhurat e ndeshjes do të shkojnë për qytetin e Bulqizës. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2014, ora 21:04

Alban
e Shtunë 18 Tetor 2014, Ora 21:26
Ate tekstin edhe nje femij i klases se par do e kishte shkruajtur me mir. Nderroni w me ë se lat nam
Defacto
e Dielë 19 Tetor 2014, Ora 00:22
Fitoi me merite, fitoi me i miri dhe me K.O. Urime dhe suksese kampionit shqiptar, Gj. Keta.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori