Gjetan Keta gati për sfidën ndaj turkut Gokalp Ozekler
Pëlqej
Dueli për titullin interkontinental të federatës WBC mes Gjetan Ketës dhe turkut Gokalp Sulltan Ozekler po rrit emocionet në familjen Keta ku përgatitjet për sfidën më të rëndësishme të karrierës së boksierit shqiptar po vazhdojnë me ritëm të lartë. Kampioni euro/aziatik nga Bulqiza mbetet i fokusuar te sfida vendimtare e karrierës së tij për të bërë të vetin edhe titullin interkontinental.

Vëllai më i vogël i familjes Keta po stërvitet në Tiranë që prej disa ditësh, duke ndjekur një regjim të rreptë. I përqëndruar te kjo sfidë, Gjetani pohon se ndihet gati për t’u përballur me rivalin e tij në sytë e publikut shqiptar, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të premten në orën 18:00.

Me bluzat prmovuese “Discover Albania” dhe nën hijen e flamurit shqiptar, bashkë me Gjetanin, në ring do të zbresin edhe dy emra të tjerë premtues.

Ferit Keta debuton në boksin profesionist me sfidën kundër serbit Haris Çalakovic, ndërsa Kristian Prenga do të kërkojë kurorën europiane të federatës IKBF në Kikbox pasi do të sfidojë kundërshtarin grek Vasilis Karagianidis.
Shtuar më 16/02/2016, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori