Gjici hap ‘thesin’, kjo është premio që u jep lojtarëve pas kualifikimit në Champions
Pëlqej
Kukësi siguroi një kualifikim historik në përballjen ndaj Valetës. Goli i Dzarias në minutën e 84-t bëri që verilindorët të barazonin në transfertë duke kaluar më tej pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi” 1 javë më parë.

Pas ndeshjes, presidenti Safet Gjici, nuk është kursyer duke hapur thesin. Numri një i verilindorëve ka premtuar plot 100 mijë euro premio për skuadrën pas kualifikimit.

Ndërkohë skuadra kuksiane do të mësoje nesër edhe kundërshtarin e raundit të dytë. Fituesja e çiftit Karabak-Olimpi Lubjana do të jetë rivalja e verilindorëve. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori