Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, mendon se për të folur për titullin kampion do të duhet të pritet gjysma e
kampionatit, pasi atëherë përvijohen ekipet që luftojnë për trofeun e për vendet e tjera.
Megjithatë, në “Sport News Plus” ai insistoi se skuadra ishte ndërtuar për të luftuar për
titull.
“Kemi vuajtur problemet me pandeminë dhe bojkotin në fillim. Tani po e marrim veten, ja ku jemi, po ecim mirë. Natyrisht që këto ndeshje që kemi marrë fitore,
ekipi po lidhet çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin.
Ne kemi thënë që në fillim të
kampionatit se do të presim disa javë të lidhet
ekipi, se lojtarët janë me eksperiencë. Por te Kukësi janë të rinj, ndaj duhet një kohë që
ekipi të marrë formën e vet se elementët kryesorë janë brenda, kemi bërë blerje me element cilësorë si Ibraimi, që kanë CV e kanë statistika të rëndësishme. Por duhet koha që të bashkohen në lojë si realisht presim.
Ndeshjet e fundit kanë treguar që dita-ditës po dalin ku presim ne. Janë në rrugën e duhur, unë pres të rritet
ekipi çdo ndeshje të radhës se kanë çfarë të japin se janë lojtarë shumë cilësorë.
Kukësi ekipin e ka bërë për kampion, shumëkush thotë pse futet
ekipi në presion e pse ta themi që në fillim. Por realisht objektivi ky është, presioni është i vazhdueshëm. Nëse luan për
titull presioni është. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim si do të ecin.
Unë pres që
ekipi të rritet më shumë me lojë e rezultate, ka kapacitet e lojtarë për çdo repart. Me punën e stafit do të arrijmë të luftojmë për
titull. Natyrisht do të bëjmë punën tonë, a do arrijë apo jo objektivin, do e shohim në fund të
kampionatit.
Kush është për
titull? Kjo është pyetje që nuk mund t’i japim një përgjigje të saktë, jemi në javët e para të
kampionatit. Nuk mund të thuash që janë këto skuadra, sot janë të gjithë aty-aty, nuk mund të themi që janë 4-5 për
titull, duhet të mbarojë gjysma e
kampionatit dhe të shohim se kush është për
titull e për vendet e tjera. Nuk mund të them me saktësi kush janë që do të luftojnë deri në fund’, deklaroi Gjici.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 10:05