Gjici ngushëllon Takajn: Nuk kënaqem me dënimin me Skënderbeut
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk është aspak i kënaqur me vendimin që CAS ka dhënë dje, duke lënë jashtë Champions Leagues korçarët, edhe pse do të jetë skuadra e tij ajo që do të marrë pjesë në këtë kompeticion.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, ai theksoi se shpreson drejtësi në fund të procesit dhe se Skënderbeu ka lojtarë që mund t’i bëjnë mirë ekipit të tij.
gjici

"E para, nuk kënaqem që të dënohet jo vetëm Skënderbeu, por asnjë ekip shqiptar. Nuk ndiej ndonjë kënaqësi për dënimet që u jepen ekipeve tona, pasi ai është produkti ynë", tha Gjici.

"Por, vendimet e organizmave ndërkombëtare janë të tyret dhe unë nuk mund t’i komentoj. Ne tani kemi objektiv; të forcojmë ekipin tonë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme në Europë", deklaroi kreu i klubit veri-lindor. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori