Gjici: Nëse ka fakt për tolerime, largohem nga futbolli
Safet Gjici ka reaguar nga studio e Ora Skaner në lidhje me aludimet për aleancën me Tiranën. Presidenti i Kukësit është hedhur në kundërsulm, duke u shprehur se janë ekipe të tjera ato që bëjnë aleanca. Për më tepër, Gjici është shprehur se nëse Kukësit i del një fakt për tolerim, atëhere ai largohet nga futbolli:

“Nuk kam nevojë për aleancë me Tiranën. Janë ekipet e tjera që kanë bërë aleanca, duke deklaruar se nuk na intereson Kupa. Nuk bëj aleancë me Tiranën duke ditur edhe gjendjen e vështirë që është ekipi bardheblu. Nuk i kuptoj këta pseudo gazetarë që flasin kështu. Ne thjesht na sulmojnë se jemi në vend të parë.

Tirana kishte një rast që mund ta fitonte ndeshjen dhe ishte shans që mbrojtësi ynë e largoi topin. Ndaj e them me bindje se nuk ka pasur aleancë dhe as tolerim. Nëse këta gazetarët e mëdhenj të mediave të shkruara që bëjnë këto lloj shkrimesh le të kërkojnë informacione nga UEFA dhe FIFA. Nëse Kukësit i del ndonjë gjë për tolerime, unë e lë sportin.

“Gjithsesi, ata që shkruajnë për të tilla gjëra, do ta shohin të mërkurën për Kupë kundër Tiranës. Unë ju siguroj se ata dhe të gjithë tifozët do të shohin një Kukës që do të luftojë deri në fund, por nëse Tirana do të luajë më mirë dhe do të marrë kualifikimin, atëherë s’kam çfarë të them”, tha Gjici.
Shtuar më 13/02/2017, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori