Humbja e djeshme përballë Teutës 1-0 në ‘Niko Dovana’ nuk është kapërdirë dot nga presidenti i Kukësit Safet
Gjici i cili ka marrë menjëherë masa. I sakrifikuari i parë është trajneri
brazilian Marcelo Troisi.
Shkarkimi i teknikut
brazilian ishte paralajmëruar para dy javësh që pas barazimit në Ballsh, por ai vendosi që t'i jepte një tjetër mundësi.
Drejtimin e skuadrës do ta ketë një emër i njohur si
Hasan Lika dhe Klodian Dueo, me këtë të fundit si trajner zyrtar./albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015,
ora 11:05