Gjici: U justifikua investimi që bëra
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, deklaroi pas suksesit në Kupë se ekipi i tij e arriti objektivin.

"Objektivin e arritëm, jam i kënaqur që u justifikua investimi që është bërë. U futëm në kampionat për të fituar, por na penalizoi faktori fushë. Morëm Kupën dhe justifikuam investimin", deklaroi kreu i klubit verilindor.

Në lidhje me konfirmimin e trajnerit Ernest Gjoka, Gjici tha: "Gjoka ka patur objektiva dhe i ka arritur, do të vazhdojmë me trajnerin në Kupat e Europës dhe shpresoj të shkojë sa më larg".
Shtuar më 02/06/2019, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori