Gjigandët e evropës kërkojnë talentin holandez të Ajaxit
Talenti i Ajaxit, Frenkie de Jong, është duke u kërkuar nga disa prej klubeve të mëdha të Evropës, si Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germaini. Tani kësaj liste i është shtuar edhe Real Madridi.

Siç raporton "Daily Mail" se Manchester United dhe Real Madridi kishin dërguar skautët për ta përcjellë ndeshjen e javës së kaluar të Ajaxit në Champions League.

Megjithatë klubi nga Amsterdami nuk do ta lejojnë shitjen e tij në afatin kalimtar të janarit, por vetëm gjatë verës së ardhshme, nëse ndonjë nga klubet e interesuara ofron shumën e kërkuar të parave.

Edhe klube të tjera, si Bayern Munichu dhe Tottenhami, fillimisht janë interesuar për mesfushorin holandez, megjithatë ata nuk janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi për transferimin e De Jongut. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori