Gjigandët evropian duan shërbimet e talentit të Dortmundit
Christian Pulisiç është një nga talentet e shumtë që dalin nga skuadra e Borusia Dortmundit.

Lojtari me origjinë kroate por me passaportë amerikane për shkak të cilësive të mira që e karakterizojnë është kthyer tani në një nga emrat e shumë kërkuar në merkaton e transferimeve.

Në krye të listës për të siguruar shërbimet e lojtarit është Bayerni i Munichut dhe Reali i Madridit. Megjithatë ka klube të tjera të cilat nuk mbeten pas si Chelsea dhe Liverpooli.

Një transferim te Bayerni do i mundësonte lojtarit një përshtatje më të shpejtë pasi ai e njeh shumë mirë Bundesligën. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori