Gjigandët ukrainas kërkojnë me çdo kusht mbrojtësin shqiptar
Mbrojtësi i kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli duket se është në radarët e një klubi të rëndësishëm. Pas performacnës së shkëlqyer ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku dhe realizoi 1 gol, mbrojtësi i Hajdukut është venë në ndjekje nga skautët e Shakhtar Donetskut.

“Slobodnadamacija.hr” është ajo që konfimron këtë lajm, duke shtuar se ditën e martë në stadiumin e Hajdukut të Splitit ndodheshin përfaqësues së klubit të madh nga Ukraina.

Nëse ai vazhdon të ketë këtë performancë, në verë mund të ketë një ofertë të rëndësishme nga Shakhtari. Kujtojmë se në verë të dyja klubet, zhvilluan një miqësorje në Turqi dhe mesa duket performanca e Ismajlit ka lënë përshtypje të mirë te ukrainasit. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori