Gjigandi francez nis ti prishë punë Romës për Hysajn
"Hysaj nuk kërkohet vetëm nga Roma, ka edhe klube jashtë Italisë që interesohen për të". Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shkodran, paralajmëroi se për lojtarin e krahut të djathtë ka disa oferta. Napoli nga ana tjetër kërkon të përfitojë 25 milionë euro nga shitja e tij. Deri më tani nuk shikohet një klub i gatshëm të paguajë.

Roma mund të ofrojë Alessandro Florenzin, ndërkohë që së fundmi është një tjetër klub që ofron nëj lojtar në këmbim të Hysajt. Nga Franca raportohet se Olympique Lyonnais është i interesuar për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Rudi Garcia po tenton t’i prishë punë Romës, që më parë e ka drejtuar, duke tentuar Hysajn. Gjithashtu opsion për të është edhe Florenci, i cili te verdhekuqtë këtë sezon nuk po gjen hapësira dhe largimi në janar është opsioni më i mirë.

Olympique Lyonnais ka një plan për Hysajn, teksa ofron holandezin Kenny Tete. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili ka luajtur edhe për Ajax në të shkuarën, nuk po e bind teknikun Garcia dhe ky i fundit e kërkon zgjidhjen në Itali, duke hedhur sytë nga Hysaj dhe Florenzi.
Shtuar më 21/11/2019, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori