Gjigantët skocez kërkojnë 23-vjeçarin e Kombëtares
Një lajm i mirë vjen nga ishulli britanik për 23-vjeçarin e Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda.

Sipas “IndexHR”, klubi skocez i Rangers, e sheh Grezdën si zëvendësuesin ideal të Jamie Murphy.

Mesfushori me tipare të avancuara ende nuk ka luajtur asnjë minutë, për klubin e tij aktual, Osijek, dhe për këtë transferimi i tij te klubi skocez duket më afër se kurrë.

Referuar po të njëjtit burim, Rangers është gati për të paguar 2.7 milionë paund për të marrë shërbimet e 23 vjecarit.

Kujtojmë se Grezda do të mungojë për ekipin kombëtar në sfidat e shtatorit ku Shqipëria do të luajë kundër Izraelit dhe Skocisë në UEFA Nations League. /albeu.com/





Shtuar më 27/08/2018, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori