Gjiganti grek sfidon turqit e Kasimpasa, Rey Manaj në shënjestër
Rey Manaj në Barcelonë nuk po stërvitet me skuadrën e tij. Ai është përshëndetur me shokët dhe po seancat po i kryen me lojtarët që po rikuperohen nga dëmtimet. Sulmuesi po mundohet të ruajë formën fizike dhe të jetë gati për aventurën e re.

Një ditë më parë Gianluca Di Marzio shkruante se për shërbimet e sulmuesit interesohet klubi turk i Kasimpasa. Madje thuhet se edhe kishin nisur bisedimet për transferimin e Manajt në Turqi. “Sport” në Spanjë shkruan se edhe PAOK është në listën e klubeve që e duan.

Gjithsesi Kasimpasa shikohet favorit, pasi Barcelona dëshiron ta shesë sulmuesin dhe jo ta huazojë. Katalanasit e blenë Manajn për 700 mijë euro nga Albacete, por ajo shumë mund të shkonte në 2 milion euro në varësi ta klauzolave të përfshira në marrëveshje.
Shtuar më 25/09/2020, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori