Gjiganti i Premier League i hyn garës pë yllin e Kosovës
Pas interesimit të Tottenhamit për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqin, edhe Manchester Unitedi është interesuar për kosovarin, sipas raportimeve të mediumit turk, Hurriyet.

Mediumi i madh britanik, The Guardian, raportoi se Tottenhami dëshiron ta përforcojë skuadrën në fazën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit dhe se skautët e klubit londinez që e mbikëqyrën atë në ndeshjen Angli – Kosovë ishin të kënaqur me paraqitjen e tij.

Megjithatë, londinezët s’do ta kenë të lehtë ta sigurojnë nënshkrimin e Muriqit, pasi që për të tani është interesuar edhe Manchester Unitedit.

Hurriyeti raporton se përfaqësuesi i Manchester Unitedit në Evropën Lindoer, Kristo Kilibarda’nin, do ta përcjellë ndeshjen e së hënës mes Fenerbahces dhe Alanyasporin nga tribunat, për ta mbikëqyrur futbollistin.

Raportin e skautit do ta lexojë trajneri norvegjez i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili do të vendosë, në bazë të raportit, nëse do t’ia kërkojë ose jo drejtuesve të klubit transferimin e Muriqit.

Muriqi i ka shënuar dy gola në tri ndeshje për Fenerbahcen këtë sezon, ndërsa në dy ndeshjet e shtatorit për Kombëtaren e Kosovës – kundër Çekisë dhe Anglisë – i regjistroi dy gola dhe dy asiste.

Muriqi kishte ngjallur interesim te shumë klube evropiane gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, mirëpo në fund vendosi ta shkëmbejë Rizesporin për gjigantin tjetër turk, Fenerbahcen.
Shtuar më 13/09/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori