Gjika i kënaqur me fitoren por jo me lojën
Pëlqej
Gjoka është jashtë mase i kënaqur për 3 pikët por jo për lojën që zhvilloi skuadra e tij. Pas ndeshjes Ernest Gjoka analizoi ndeshjen ndaj Laçit.

Fitore me vuajtje, shpërdoroni shumë raste edhe në superioritet. Ju ka çliruar?

Fitorja të jep oksigjen pas 2 javëve shumë të këqija që kemi bërë. Sot ishte një ndeshje ku po të ishim më të qetë, do e kishim mbyllur më mirë. Por humbja pafund e rasteve, edhe në pjesën e dytë vjen ajo që duhet të marrësh masa. E rëndësishme është që morëm 3 pikë pas 2 javëve jo të mira, gjë që kishte rënduar skuadrën.

Çfarë ndryshuat tek skuadra?

Mendoj se kemi folur shumë, kemi biseduar, jemi qetësuar. Kemi menduar se kjo ishte një javë decizive për të gjithë ne, për përgjegjësinë që kemi marrë. Djemtë sot dhanë gjithçka, por po të ishim pak më të qetë, do ishim edhe më të qetë në minutat e fundit. Kundërshtari ehe me 8 lojtarë, mund të na ndëshkojë për një gabim tonin.

Nuk e mbyllët ndeshjen pak më herët. Laçi ishte dominues në fillim të pjesës së dytë…

Sigurisht, ky ishte problemi. Nëse do shënonim që në pjesë të parë ët gjithë ato raste, pjesa e dytë filloi ndryshe. Edhe Laçi nuk kishte çfarë të humbte. Kundërshtari pati vetëm pak momente që na mbajti topin, ata u munduan të krijojnë, por rastet më të pastra dhe dominimin e ndeshjes e bëmë ne. Ne thjesht duhet të ruanim atë që kishim bërë.

A i ka dhënë Vllaznia shpërblim Laçit, për ta humbur ndeshjen 1-0, siç tha Xhelal Mziu?

Ju e dini më mirë se unë, sepse jeni një nga profesionistët e fushës së gazetarisë. E patë çfarë prodhoi fusha sot, sot fituam një ndeshje me shumë mund, djersë e sakrificë. Çfarë bëhet jashtë, nuk është punë për ne. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori