Gjika "tërbohet" nga dënimi i dispilinës
E ka goditur masa e dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Jo vetëm gjoba. "Nuk është e bukur për mua që një komision të më vërë në radhë të njëjtë me ordinerë stadiumesh”, tha mbrëmë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika . "Por as dënimi për të mos e ndjekur skuadrën për tetë ndeshje, ku rri dot unë pa e parë skuadrën?!”, ka shtuar ai, raporton gazeta Sport Expres.

“Nuk dua të flas para kohe, pa u njohur më parë me materialet që i janë servirur Komisionit të Displinës. Për një gjë jam i bindur: nuk ka patur një qëndrim të unifikuar, pra nuk ka asnjë mundësi që relatimi i të ketë qenë i njëjtë nga të gjithë ata që e kanë për detyrë e të drejtë ta bëjnë këtë punë. Gjithçka është ndërtuar mbi bazën e një “I thashë e më tha” dhe nga kjo them se nuk është e ndershme që të marrësh vendime me dy standarde. Tjetër gjë është kur e ke me të thënë, e tjetër gjë është kur e ke me pamje televizive”, reagoi Gjika.
Dhe në fund ka shtuar: "Unë jam një njeri i votuar e që përfaqësoj një qytet, edhe në aspektin moral. Ndaj mos e merrni si kërcënim, apo paralajmërim kur them se do të kërkoj të më bindin për masën e marrë. Përndryshe, do t’I hedh në gjyq për prishje imazhi. Dhe këtu unë i ndaj mirë gjërat: duke respektuar autonominë e brendshme dhe pavarësinë e komisioneve, nuk kam asgjë me drejtuesit e FSHF-së, por me Disiplinën që në rastin tim jam i bindur se ka gabuar". /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori