Gjimshiti ironizon De Biasin: Ja çfarë shkruan në profilin e tij
Berat Gjimshiti i ka dërguar një mesazh mjaft thumbues Gianni De Biadit, i cili e la jashtë listës përfundimtare për pjesëmarrjen në Euro 2016.

“Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në Evropian”, ishte mesazhi i mbrojtësit që shoqërohej me një fotoaeroport përkrah të përjashtuarit tjetër, Milot Rashicës.

Mungesa e Gjimshitit në listë është cilësuar si surpriza më e madhe e De Biazit i cili preferoi Frederik Veselin para tij.
Shtuar më 01/06/2016, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori