Gjimshiti mbetet përsëri në Serie A, i bashkohet Etrit Berishës
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti është rikthyer te Atalanta, pas një sezoni personal mjaft pozitiv, teksa luajti si titullar në shumicën e ndeshjeve me Beneventon.

Kartoni i shqiptarit zotërohet nga skuadra bergameske, dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 25-vjeçari nuk do të huazohet në skuadër tjetër, por do të vazhdojë me skuadrën e tij të Atalantës.

Mesa duket mbrojtësi kuqezi është në planet e trajnerit Gasperini për sezonin e ardhshëm 2018/19. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori