Gjimshiti sfidon që në prezantim: Jam gati të përballem me Pogbanë
Berat Gjimshiti është prezantuar sot si blerja më e re e Atalantës. Mbrojtësi shqiptar sqaroi gjatë konferencës për shtyp pse zgjodhi skuadrën nga Bergamo.

“Po kërkoja një ekip të ri pasi ishte drejt përfundimit të kontratës me Zurich. Erdha tek Atalanta, pasi ishte ekipi që më kërkoi më shumë. Pastaj De Biasi dhe Tramezzani më kanë folur mirë për skuadrën dhe këtë kampionat.

Kjo mundësi është e rëndësishme për mua, pasi mund të jetë një shans për karrierën dhe që të jem pjesë e ekipit të Europianit. Jam një mbrojtës agresiv. Sa i përket numrit zgjodha 55 pasi 5 ishte një numër i zënë.” –deklaroi fillimisht Gjimshiti.

Më pas ish futbollisti i Zyrihut foli edhe për lojtarët e preferuar.

“Kur isha i vogël ishte Zidani, ndërsa tani është Ronaldo, pasi arrin synimet që ka vetëm me punë. Ajo që po pres me padurim është të përballem me Pogbanë”, deklaroi 22­ vjeçari./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori