Timo Werner vazhdon të jetë objektivi primar i Liverpool për dritaren e transferimeve të verës.
Anëtari i
Leipzig po shkëlqen në Bundesliga, duke qenë një nga dy
sulmuesit më të mirë në ligë, krah Robert Lewandowski.
Sipas raportimeve të ‘Bild’,
Klopp ka zhvilluar një video-bisedë me lojtarin e
Leipzig, gjatë javës së kaluar.
Klopp ka qenë i interesuar të takohet personalisht me lojtarin, por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që një gjë e tillë të jetë e parealizueshme.
‘Reds’ shihen favoritët absolut për nënshkrimin e
sulmuesit të kombëtares së Gjermanisë, i cili këtë fundjavë shënoi het trik ndaj Mainz.
Shtuar më 25/05/2020,
ora 14:54