Gjithë Cagliari bën tifo për Allegrin
I gjithë Cagliari bën tifo për Allegrin. Tekniku toskan ka lënë një kujtim të bukur te sardët, të cilët do të kërkojnë të mundin Juventusin në mënyrë që Max Allegri të festojë titullin e dytë rradhazi me Milanin.

Ja disa prej deklaratave të futbollistëve të Cagliarit dhënë për "La Gazzetta dello Sport".

"Është trajneri me të cilin kemi bërë më shumë pikë", deklaron kapiteni Daniele Conti.

"Mister është një njeri special, gjithmonë i qeshur. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Unë me të kam luajtur vetëm tre ndeshje por ai që më ka dashur në Cagliari ka qënë përgatitësi i tij atletik", deklaroi Michael Agazzi.

"Mister? Një person unik, i pabesueshëm", u shpreh mbrojtësi Astori. Më pas ai vazhdon duke thënë: "Nëse me një barazim ai shpallet kampion ne do të bëjmë gjithçka".

"Allegri është një njeri i madh por ne duam të fitojmë për Cagliarin. Mos harrojmë që 20 vjet më parë Juventus na çoi në Serie B", u shpreh Andrea Cossu.

S'na mbetet gjë tjetër vetëm të presim ndeshjen e nesërme për të parë në sardët do të ndihmojnë Milanin e Allegrit për tu shpallur sërish kampion. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2012, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori