Gjithë Egjipti kundër Messit, ja shkaku
Një intervistë e Lionel Messit dhënë së fundmi në një media egjiptiane, ka shkaktuar kaos të vërtet në këtë vend.
Argjentinasi në këtë intervistë ka refuzuar t’i dhurojë këpucët e tij për bamirësi, duke thënë se nuk i jep këpucët e tij për bamirësi në Egjipt.

Më së ashpër rreth intervistës së Messit, ka reaguar presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Azmy Megahed, që i ka kërkuar yllit të Barcelonës që këpucët e tij t’i dhurojë në Argjentinë, pasi atje ka mjaft varfëri.

“Këpucët le të punojnë për të. Jam i hutuar, nëse ka ndërmend të na poshtërojë, atëherë le t’i vendos këpucët mbi kokat e njerëzve që e mbështesin atë. Ne nuk kemi nevojë për këpucët e tij dhe lëmoshë. Jepjani këpucët tuaja Argjentinës, atje ka mjaft varfëri”, ka thënë presidenti i Federatës së Egjiptit.
Shtuar më 29/03/2016, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori