"Gjithmonë duam të përballemi me më të mirët, me Messin"
Spanja është duke u përgatitur për t’u përballur me Argjentinën në “Wanda Metropolitano” dhe lojtari i Realit, Lucas Vazquez shpreson se do ndeshet kundër njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messit.

“Gjithmonë duam të përballemi me më të mirët, prandaj aq më mirë nëse Messi luan”, tha ai.

“Duket se është në dyshim, por ta shohim çfarë do të ndodhë”, përfundoi 26-vjeçari.

Spanja dhe Argjentina do të luajnë të martën në "Wanda Metropolitano" në orën 20:00. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori