Tifozët tallen me UEFA-n për gjobën qersharake të Ronaldos (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo do të jetë në dy ndeshejet kundër Ajax-it në Ligën e Kampioneve. Festimi dhe imitimi i Simeones i ka kushtuar Ronaldos vetëm 20 mijë euro.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga prestigjiozja Forbes, sezonin e shkuar, Ronaldo ka fituar afro 95 milion euro, 7.93 milionë euro në muaj, 264 mijë euro në 24 orë, 11 mijë euro në orë, pra afërisht gjoba e UEFA-s i kushton Ronaldos vetëm dy orë, një shumë qesharake, mjafton të kujtojmë që pak kohë më parë CR7 shpenzojë 30 mijë euro vetëm për një shishe verë.

Kjo ka bërë që tifozët e Juventusit të shpërthejnë në ironi në rrjetet sociale.
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori