Gjoba për Tiranën dhe Flamurtarin, Kastrioti dy ndeshje larg "Redi Malokut"
Kastrioti duhet të zhvillojë dy ndeshje në fushë asnjanëse, si dhe është gjobitur, për shkak të dhunës ushtruar ndaj lojtarëve të Skënderbeut, ndërsa zyrtari i klubit krutan, Gazmend Vogli, dënohet me 8 ndeshje pezullim për fjalët fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Vijojnë gjobat për Tiranën dhe Flamurtarin për sjelljegabuar të tifozëve. Këto janë vendimet e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet që lamë pas, teksa pritej me shumë interes se çfarë do të vendosej për ngjarjet e Fushë Krujës, që bënë bujë në media. Më poshtë të gjitha vendimet e Disiplinës.

KF “Tirana”, për sjelljegabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
KS “Kastrioti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjelljegabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja t’i referohet Komisionit te Licensimit.
Zyrtari i KS “Kastrioti”, Gazment Vogli, për sjelljegabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimin në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës.
FC “Flamurtari”, për sjelljegabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
Zyrtari i KF “Egnatia”, Agron Alia, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Bylis”, për sjelljegabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim te Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
Lojtari i KF “Burreli” U -17, Samuel Kola, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Brians” U-17, Kreshnik Ivanaj për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkëndija DR” U-19, Etnik Kameri, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Kukësi” U-17, Ervis Patarria, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
Shtuar më 05/02/2019, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori