Gjobiten Skënderbeu, Kukësi, Tirana e Bylis
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndër materialet e shumta që shqyrtoi në mbledhjen e tij të radhës mori vendimet përkatëse edhe për ngjarjet aspak të këndshme të stadiumit të Korcës.

Në Korcë pati përplasje mes tifozëve të Tiranës dhe Skënderbeut apo të ultrasve bardheblu me forcat e rendit, që përdorën madje edhe forcën për të neutralizuar elementët e dhunshëm.

Skenderbeu për sjelljegabuar të spektatorëve të tij, bazuar në nenin 66/1 të KDS dënohet me 50.000 Lekë gjobë.

Ndwrsa Tirana, e cila përvecse duhet të paguajë 200 mijë Lekë në arkat e FSHF-së për shkak të qëndrimit të tifozëve të saj, duhet të dëmshpërblejë edhe Skënderbeun për prishjen e një numri të madh ndenjësesh në impiantin korcar.

Nuk i shpëtoi gjobës prej 100 mijë Lekësh Kukësi, për sjelljegabuar të tifozëve në sfidën me Teutën në “Niko Dovana”. Edhe në këtë rast, klubi verilindor duhet të dëmshpërblejë Teutën për dëmet e shkaktuara në stadium.

Bylisi është skuadra e fundit e Kategorisë Superiore që dënohet me 50 mijë Lekë gjobë, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive ndaj standarteve të sigurisë.

Duket qartë që javën e fundit ka patur një përshkallëzim të dhunës së tifozëve në stadiumet tona, cka mund të konsiderohet këmbanë alarmi për atë që mund të ndodhë në fazën e tretë të kampionatit të superiores, kur gara bëhet edhe më e fortë dhe skuadrave u ngushtohet laku sa u përket objektivave sezonale.
Shtuar më 20/12/2013, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori