Gjoka: Deri tani jemi në rrugën e mbarë
Kukësi fitoi 2-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kualifikimi mbetet për t'u zgjidhur në ndeshjen e dytë që do të luhet në Korçë. Trajneri Ernest Gjoka shfaqet i lumtur pas fitores së ekipit, por mendon se mund të bënin më mirë.

Fitore - "Nuk është çështje zhgënjimi, por mërzitje, pasi Kupa ka specifikë. Nuk duhet të gabonim, por ekipi po bën mirë dhe po luan mirë".

"Prekja magjike" - "Skuadra më priti mirë dhe duke pasur futbollistë me eksperiencë u përshtatëm shpejt. Janë djem inteligjentë dhe dinë të luajmë futboll. Deri tani jemi në rrugë të mbarë".

Siguria në kthim - "Shpresoj të rikthejmë dhe të na rikthehet Shameti dhe Dzaria. Duhet parë nëse Rama është apo jo për ndërhyrje. Sigurisht që kemi besim te finalja".

Gjici si Abramovic - "Gjici është nga ata presidentë që ka bërë Kukësin elitar. I ka ndryshuar formën dhe pamjen. Është ndër më të suksesshëm".

Penallti në Europë - "E rëndësishme të shkojmë dhe pastaj flasim".

Ethemi - Rroca - "Të dy i falenderoj për ata që bënë dhe dhanë. Ata dhanë gjithçka për skuadrën". /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori