Gjoka: Jam i zhgënjyer, është faji im për mosmotivimin e lojtarëve
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u shpreh i zhgënjyer me skuadrën, dhe deklaroi se ishte faji i tij për këtë humbje që pësoi sot, pasi nuk kishte ditur si të motivonte ekipin.

• Çfarë nuk funksionoi sot?

"Ky ishte gabimi, ishim shumë të avashtë. Nuk ishim të qartë në lojë. Ishte një ndeshje e keqe, që është faji im për mosmotivimin e duhur, dhe mos realizimin teorik për ndeshjen.

• Minutat e para Vllaznia më kërkuese, me futjet e Likës. Më pas, ekipit i humbi besimi dhe nuk di më të reagojë…

"E vërtetë, ky është i gjithë problemi. Nuk dimë të reagojmë, nuk kemi forcë të ringrihemi. Në një moment që nuk na shkojnë gjërat mirë, futemi në stres, dhe them që është përgjegjësia ime, që nuk e kam motivuar më mirë këtë grup.

• Është një moment reflektimi ky, mund të ndryshojë diçka në të ardhmen?

"Është momenti për të relfektuar. Mendoj se është problemi im, që nuk kam mundur ta motivoj si duhet skuadrën", përfundoi Gjoka. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori