Gjoka nuk e bën dramë barazimin: Na penalizoi fati
Pas barazimit që Kukësi mori ndaj Partizanit ditën e sotme, trajneri Ernest Gjoka për emisionin “Gol pas Goli” duke u shprehur se ekipit të tij i mungoi fati.

“Ndeshje shumë e mirë, i pati të gjitha komponentët e futbollit, ndaj deri diku jemi të kënaqur. Mendoj se sidomos në pjesën e dytë, nga minutat 70 deri në 90, krijuam raste e lojë dhe duhej të ishim më të qetë, sepse i kishim mundësitë të fitonim.

Sulmi nuk ka probleme, kemi punuar mirë, edhe mesfusha krijoi shumë volum loje e raste, por është edhe çështje fati.

Partizani ishte shumë i rrezikshëm në sulm, por zgjodhëm vetë që të mos përforcoheshim në fazën mbrojtëse, duke rrezikuar. Nuk më interesonte të mbroja barazimin, ndaj rrezikuam me shpresën se do të merrnim 3 pikët.”


Shtuar më 26/02/2017, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori