Gjoka: Shkëndija e ndërtuar për suksese (VIDEO)
Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, Shkëndija është në javën e dytë të përgatitjeve dimërore dhe me katër lojtarë të ri, stafi teknik në krye me trajneri Ernest Gjoka, beson se skuadra kuqezi është kompletuar në synimin për të mbrojtur titullin e kampionit.

Trajneri Gjoka beson se skuadra tetovare do të jetë edhe më e fortë në vazhdim të kampionatit, ku do të synohet që të anulohet 8 pikë diferencë ndaj Vardarit dhe të mbrohet titulli kampion.

Strategu shqiptarë, potencon se skuadra tetovare jep një shembull të një skuadre profesionale që duhet ndjekur edhe nga skuadrat e tjera në Maqedoni, por edhe në Shqipëri.
Shtuar më 13/01/2020, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori