Gjoka: Sot nuk patëm fat
Trajneri i Kukësi Ernest Gjoka foli në “gol pas goli” pas barazimit pa gola në ndeshjen ndaj Teutës.

Titulli- "Sipas filozofisë sime, nëse ne do vijonim me fitore dhe Partizani të bënte një hap fals, do shikonim lart, por fokus kishim për të siguruar vendin e dytë. Krijuam, por fati nuk ishte me ne."

Shpërdorimi i sulmuesve – "Më vjen keq që nuk fituam sepse kisha dëshira të fitoja dhe të blindoja vendin nga mbrapa. Sulmuesit ka ditë që kanë fat e ditë që nuk kanë. Shkurtaj dhe Reginaldo bënë gjithçka por iu mungoi fati. Për Kupën do shkojmë të bëjmë gjithçka për finalen, më pas do të shohim."

Ndeshjet radhazi dhe mungesat - "Lodhja ka ndikim sepse ka qenë kampionati i ngarkuar. Ka tre javë me katër ndeshje që kam pasur 12 lojtarë, kanë mbajtur barrë të rëndë. Iu thash lojtarëve që kanë 48 orë pushim për t’u përgatitur për gjysmëfinalen ndaj Skënderbeut."

Çështja Reginaldo dhe tifozët: "Reginaldo hyri në dhomat e zhveshjes për diçka personale. Nervozizëm nuk kishte, atij i mungoi fati. Kjo është një skuadër që është ndërtuar për të bërë mirë, kërkojmë ta mbyllim mirë. Brenda familjes ka gjithmonë problemeve të vogla, ne do menaxhojmë punën.

Një nga gjërat kryesorë është që i kam kërkuar presidentit është që të luajmë në Kamzë, sepse këtu ka shumë tifozë dhe ju e shikoni që kemi dy ndeshje këtu dhe ata na kanë mbështetur." /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori