Pretenca për Shullazin, RENEA dhe FNSH blindojnë Gjykatën e Krimeve të Rënda
Gjoka u kujton sezonin e kaluar lojtarëve që të bëjnë kujdes kundër Lushnjes
Pëlqej
Ernest Gjoka kërkon kujdës nga skuadra në ndeshjen përballë Lushnjës që vendit të fundit, duke kujtuar se çdo nënvlerësim i mundshëm mund të kushtojë rëndë.

“Trepikëshi me Lushnjën është i njëjtë si me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër. Prandaj, Vllaznia jo vetëm që nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin e radhës, por duhet të japë maksimumin e saj për ta fituar këtë ndeshje.” tha Gjoka.

Gjoka merr si shembuj rezultatet e Vllaznisë sezonin e kaluar, apo barazimin e Kukësit me Korabin, kur ishte vetë në krye të verilindorëve, për ta kuptuar me mirë se çfarë do të thotë të mos i japësh rëndësinë e duhur kundërshtarit.

"Asnjë nënvlerësim nuk ka në radhët tona për këtë ndeshje. Vllaznia e ka pësuar vjet, duke nënvlerësuar një skuadër, që kishte rënë nga kategoria. Edhe unë, kur isha te Kukësi, e pësova nga një nënvlerësim i tillë. Duke ditur këtë situatë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Lushnjën dhe ky trepikësh ka shumë vlerë për ne. Fitorja ndaj Lushnjës vlen po aq sa ajo me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër të Superligës. Duhet patjetër që të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive dhe të paraqitjeve të mira që kemi bërë në fazën e tretë të kampionatit, sepse vetëm kështu do t‘ia dalim të arrijmë objektivin që kemi” përfundoi tekniku i shkodranëve. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori