Gjoka: Vllaznia është e gatshme për ndeshjen me Kukësin
Pëlqej
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka folur pas takimit miqësor që ekipi i tij ka realizuar ditën e sotme ndaj Tërbunit.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Kukësit.

• Miqësorja e sotme?

"Deri diku jam i kënaqur por duhet të kemi parasysh se në fazën sulmuese duhet që të punojmë akoma më shumë dhe duhet të nxjerrim patjetër golin sepse nuk ka kuptim nëse ti bën volum loje dhe nuk shënon.

• Ndeshja ndaj Kukësit?

"Mendoj se Vllaznia është e gatshme për ndeshjen me Kukësin. Them se po përgatitemi shumë seriozisht për këtë sfidë të parë që është e vështirë por gjithsesi besoj dhe shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Nuk jam pesimist, thjesht duhet të jemi të qetë dhe me këmbë në tokë.

• Sa i kënaqur jeni nga blerjet e reja?

"Sigurisht që Sukaj do luajë nga minuta e parë sepse është një blerje e rëndësishme. Është një nga sulmuesit që ka një CV të jashtëzakonshme dhe na duhet ta përshtatim sa më shpejt. Nëse s’do ishte futur sot nga minuta e parë atëherë kur do ishte përshtatur, s’ka më kohë. Gjithçka u bë që Sukaj jo vetëm të ishte që nga minuta e parë por deri në minutën e fundit. Edhe tre lojtarët e tjerë janë përshtatur dhe tashmë duhet që të lidhen akoma më shumë me atë që ne po krijojmë”.

• Çfarë duhet të përmirësojë Vllaznia para ndeshjes me Kukësin?

"Ajo që na ka munguar tek Vllaznia ka qenë besimi tek vetja, tek forcat tona. Tashmë këtë duhet ta kthejmë në një forcë të madhe, në një besim të madh që të quhemi të pathyeshëm në fushën tonë”. përfundoi trajneri shkodran. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 00:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori